Bota

Kamenos: Mbetemi në Qeveri derisa Marrëveshja e Prespës të arrijë në Parlamentin grek

Qëndrimi se kur të arrijë Marrëveshja e Prespës në Kuvendin grek, Grekët e pavarur do të braktisin Qeverinë, edhe njëherë e përsëriti partneri i koalicionit dhe ministri i Mbrojtjes i Greqisë Panos Kamenos, duke folur në Selanik para anëtarëve të Këshillit kombëtar të partisë së tij, në llogaridhënien për pjesëmarrjen katërvjeçare në Qeveri.

“Bashkëpunimi jonë me Qeverinë, qëndrimi jonë në Qeveri do të jetë derisa nuk vjen ‘thika në kockë’, gjegjësisht deri sa të arrijë Marrëveshja në Kuvendin e Greqisë. Ku në mënyrë të ndershme dhe qartë ne do të largohemi. Nuk ekziston qëndrim më i qartë”, tha Kamenos edhe njëherë e shprehu mospajtimin e tij dhe mospajtimin e Grekëve të pavarur me Marrëveshjen e Prespës, për shkak të pozitave, që nga themelimi i partisë, se nuk pranojnë emër të ndërlikuar me përmbajtje të termit Maqedoni.

Lideri i Grekëve të pavarur, megjithatë sqaroi se Qeveria nuk do të bie, theksoi se ende vlen ajo për çka kanë rënë dakord me kryeministrin grek për Marrëveshjen e Prespës nga fillimi të bisedojnë në mars të vitit të ardhshëm. Panos Kamenos, tha se viti 2019 është vit i zgjedhjeve të cilët do të mbahen ose në tetor ose në maj.