Kandidatja e Lulzim Bashës në Tiranë që fitoi miliona nga muxhahedinët iranianë

Lediana Fratari është një nga kandidatet e PD-së për deputete të qarkut të Tiranës, e ndërkohë edhe koordinatore e selisë blu prej kohësh.

Ajo është e bija e një prej ndërtuesve të njohur të Tiranës, Hajredin Fratari, i cili ka qenë aktiv në këtë biznes prej vitesh.

Por pas vitit 2013, edhe pse mjaft biznesmenë të lidhur me opozitën pësuan humbje të mëdha dhe mjaft reperkursione, Hajredin Fratarit i “polli gjeli”. Fratari kishte një numër të madh apartamentesh në Mëzez të pashitura që po i shkatërroheshin, por në vitin 2014, Edi Rama vendosi që muxhaidinët iranianë të ardhur në Shqipëri të strehoheshin me qira në pallatet e tij. Kjo situatë zgjati deri në vitin 2017, kur xhihadistet iraniane ndërtuan kampin e Manzës.

E bëhet fjalë për një fitim me miliona euro, të cilën vetë biznesmeni e demonstroi me blerje të një serie makinash luksoze: Cadillac, Ferrari, Bentley jashtë serie, që kushtojnë nga 150 mijë euro secila.

Madje në fotot që ka shpërndarë në rrjete, edhe kandidatja e PD-së ka dalë me këto automjete luksoze.
Nuk ka asnjë gjë që të kandidojnë njerëz të pasur në politikë, apo biznesmenë, por thjesht panairi i kotësive i jep politikës një notë hipokrizie. Nëse një forcë politike bën fushatë kundër politikës që ka varfëruar njerëzit, vaniteti i tepruar mbi luks, thjesht fyen njerëzit e thjeshtë. Sipërmarrës, bota ka pasur shembuj miliarderësh që jo vetëm, që nuk reklamonin babëzinë, por punonin së bashku me punonjësit për të arritur maksimumin e rezultateve.

Fratari është një nga ndërtuesit e parë në Tiranë, i cili edhe e ka akuzuar Edi Ramën se nuk e ka lejuar të ndërtojë, pasi i ka kërkuar 20%, e këtë e bëri në fushatën e Sokol Olldashit. Por sapo Edi Rama të bëhet kryeministër, pasuria e tij arrin aq lartësi sa mund të lejojë blerjen e makinave luksoze, që fëmijët i reklamojnë jo vetëm në qytet, por edhe në rrjetet sociale.

Po a është i sigurtë Lulzim Basha, se kjo kandidate nëse bëhet deputete, nuk do të votojë për Edi Ramën, i cili i dha aq para babait të saj? Ndoshta jo, por a mund të jetë kjo deputete e pashantazhueshme? Ja këto janë pikëpyetjet…/Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne