Kaos në Greqi/ Radhë të gjata tek ambasada shqiptare, dhjetëra shqiptarë dynden për shërbime/VIDEO

Ambasada shqiptare në Athinë është përfshirë shpesh herë në skandale dhe kjo ka qenë ndër arsyet e ndërrimit të gjithë personelit në këtë ambasadë.

Në një video të mbërritur në redaksinë e “Shqiptarja.com” vërehet një numër i lartë qytetarësh shqiptarë që presin të marrin shërbime në ambasadën shqiptare.

Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi, ambasada shqiptare në Athinë nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar krijimin e radhëve të gjata të qytetarëve që kërkojnë shërbime.

Qytetarët shpesh janë ankuar se nuk marrin shërbimet e kërkuara dhe se procedurat janë të stërzgjatura./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne