Kapen dy “artdashësit” shqiptarë në Itali

Policia italiane e provincës së Casertës ka vënë në pranga dy shqiptarë që grabisnin banesave.

Shqiptarët të moshave 27 dhe 40 vjeç ndodheshin në bordin e një makine të tipit Fiat kur postoblloku i policisë i ka kërkuar të ndalojnë për një kontroll rutinë. Dy grabitësit kanë shtuar gazin në tentativë për t’u larguar, por pas ndjekjes prej disa kilometrash kanë rënë në pranga.

Në shtëpinë e tyre, policia zbuloi se ata ishin “artdashës”, pasi u gjetën një sërë pikturash të shtrenjta, të vjedhura në disa banesa. Në shtëpinë e shqiptarëve u gjetën gjithashtu dhe një sërë sendesh me vlerë si çanta të markave të shtrenjta, varëse e byzylykë floriri si dhe 3 makina, gjithashtu dhe këto të vjedhura.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne