Karnavali i Mashtrimit: Si “Shfaqjet” e MEK-ut mundohen te fshehin një trashëgimi të përlyer me gjak

 

Nga: Alireza Niknam

Organizata Mojahedin-e Khalq (MEK), e njohur si një kult terrorist, ka përdorur për vite propagande, demonstrime të organizuara në rrugë dhe lobime në qarqe të ndryshme perëndimore për t’u paraqitur si një forcë politike legjitime dhe popullore. Por në realitet, ky grup nuk ka asnjë kredit ne mes te popullit iranian dhe është një nga organizatat më të urryera në historinë moderne të Iranit për shkak të rekordit të tij në terrorizëm, tradhëti dhe bashkëpunimit me armiqtë e Iranit.

Edhe pse pretendojnë se luftojnë për liri dhe demokraci, MEK-u vetë është bërë simbol i autoritarizmit të brendshëm dhe tradhëtisë kundër interesave kombëtare. Rekordi i tij i përlyer me gjak përfshin vrasjen e mijëra civilëve dhe zyrtarëve iranianë, si dhe bashkëpunimin me regjimin e Saddam Husein gjatë Luftës Iran-Irak. Nën udhëheqjen e Maryam Rajavit, grupi ka përdorur vazhdimisht taktika teatrale për të tërhequr vëmendjen e medias dhe ndikuar në opinionin publik. Këto përfshijnë:

  1. Protesta të Regjistruara: MEK-u organizon tubime në qytetet evropiane dhe amerikane, shpesh të mbushura me anëtarët e saj, dhe i paraqet si “kryengritje popullore.”
  2. Shfrytëzimi i Ngjarjeve në Iran: Pas trazirave në Iran në 2022, MEK-u i hiperbolizoi incidentet duke përhapur narrativa të rreme për t’u futur në një lëvizje ku nuk kishte asnjë rol.
  3. Dëshmorë Dordolece dhe Realitete të Sajuara: Përmes lajmeve të rreme, fotove të manipuluara dhe ekzagjerimit të problemeve sociale, MEK-u përpiqet të paraqesë Iranin si një vend në prag të kolapsit ose revolucionit.

Këto veprime kanë shkaktuar skepticitet nga mediat dhe kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut, të cilat i shohin taktikat e MEK-ut si joetike dhe antidemokratike. Praktikat si rekrutimi i jo-iranianëve për të marrë pjesë në mitingje, ose pagesa e gazetarëve për të botuar raporte të rreme, zbulojnë dëshpërimin e grupit për vëmendje. Këto përpjekje nuk janë vetëm të hedhura poshtë nga iranianët brenda vendit, por shihen si qesharake dhe turpëruese nga shumica e diasporës iraniane. Për shkak të tradhëtisë së MEK-ut gjatë luftës dhe rolit të tij në terrorizimin e publikut, shumica e iranianëve—brenda dhe jashtë vendit—i kanë prerë të gjitha lidhjet emocionale dhe politike me të. Në fakt, shumë organizata kulturore iraniane në Evropë kanë refuzuar hapur pjesëmarrjen e anëtarëve të MEK-ut në eventet komunitare, duke i konsideruar si agjentë të përçarjes, dhunës dhe diskreditimit të identitetit iranian jashtë vendit.

Një shtyllë qendrore e mbijetesës së MEK-ut është përdorimi profesional i mediave miqesore me ta, llogarive te rreme në rrjetet sociale dhe platformave dixhitale për të krijuar një dizinformacion. Kanale satelitore si “Simaye Azadi” kanë transmetuar për vite përmbajtje të njëanshme, të rreme dhe të pabazuara, duke paraqitur Iranin si në krizë. Muxhahedinet e Maryam Rajavit e mbështesin këtë iluzion përmes qindra llogarive rreme në X (Twitter) dhe Telegram, që pretendojne per mbeshtetje te mesazheve te tyre te rreme. Analistë si Jack Turner e përshkruajnë fushaten e dizinformacionit muxhahedin si një “flluskë sapuni” me jetëgjatësi aq sa lajmet e rreme që MEK-u përhap. Edhe pse kjo taktikë mund të shkaktojë konfuzion të përkohshëm, në afat të gjatë ajo vetëm thellon mosbesimin dhe neverinë publike.

 

Një Aspekt Tjetër i Errët i MEK-ës: Struktura e Saj Kultike dhe Shtypëse

Një tipar tjetër i errët i organizates muxhahedine është struktura e saj e mbyllur, represive dhe kultike. Raporte të shumta nga ish-anëtarë zbulojnë se operativët e MEK-ut jetojnë nën kontroll të rreptë psikologjik, të izoluar plotësisht nga bota e jashtme dhe të detyruar të binden pa kushte ndaj udhëheqjes supreme te kultit te drejtuar nga gruaja e dyte e Massoud Rajavit, Maryam Rajavi. Anëtarët i nënshtrohen proceseve të “larjes së trurit” dhe prerjes së lidhjeve me familjet, duke u shndërruar në kamikaze të pashpirtë dhe të bindur. Besnikëria ndaj liderit të kultit konsiderohet më e larte se çdo vlerë tjetër, ndërsa mendimi i pavarur konsiderohet “tradheti”. Këto karakteristika e bëjnë MEK-un një shembull klasik të një kulti të rrezikshëm.

Transferimi në Shqipëri dhe Jeta në Kampin Ashraf-3

Pasi u dëbuan gradualisht nga Iraku dhe baza e tyre e dikurshme në Kamp Ashraf, MEK-u u transferua në një kompleks në Shqipëri të quajtur “Ashraf-3”. Megjithatë, në vitet e fundit, qeveria shqiptare, duke u përballur me presione të brendshme dhe ndërkombëtare, ka vendosur kufizime ndaj grupit. Në 2023, policia shqiptare bastisi kampin dhe zbuloi skedarë dixhitalë që dokumentonin veprime të paligjshme, gjë që shkaktoi denoncime globale.

Ish-anëtarët e organizates kanë raportuar se jeta në kampin Ashraf-3 është jete nën kontroll total: pa qasje në internet, telefonata apo media të lira. Këto kushte tregojnë se MEK-u nuk ka ndryshuar natyrën thelbësore dhe vazhdon të operojë si një organizatë sekrete dhe kultike.

Zbulimet nga Dezertorët: Shkelje të Të Drejtave Njeriut dhe Manipulim Mendor

Disa nga zbulimet më të rëndësishme për MEK-un vijnë nga dezertorët e tij—njerëz që, pas viteve vuajtje dhe përpjekje të dhimbshme për t’u arratisur, kanë zbuluar me guxim:

  • Shkelje sistematike të të drejtave të njeriut
  • Manipulim ideologjik dhe psikologjik
  • Përdorimin e dhunës dhe frikës për të mbajtur anëtarët nën kontroll

Edhe pse dezertoret e MEK-ut jane objekt sulmesh kibernetike, kërcënimesh dhe ngacmimesh ligjore, numri i dezertoreve vazhdon të rritet. Shumë prej tyre tani punojnë me organizata të drejtave të njeriut dhe media të pavarura për të tërhequr vëmendjen ndaj rreziqeve të grupeve të tilla terroriste.

Krahasimi me Kultet e Tjera: Mashtrues dhe manipulatore

MEK-u ndan shumë tipare me kultet e tjera të famshme si Branch Davidians, Kisha e Scientologjise ose sekti Aum Shinrikyo e Japonisë. E perbashketa e ketyre sekteve eshte:

  • Kontroll i centralizuar
  • Ndarja me dhune nga familjet
  • Shpelarje truri dhe manipulim i individeve

Megjithatë, ajo që e bën MEK-un më të rrezikshem është shkalla dhe ashpërsia e krimeve të tij. Ndryshe nga shumica e kulteve, që veprojnë brenda strukturave të tyre, MEK-u ka:

  • Kryer veprime terroriste kundër popullit të vet
  • Bashkëpunuar me armiqtë e huaj të Iranit
  • Kërkuar ndërhyrje ushtarake të huaj ndaj atdheut te tyre

Këto janë vepra tradhëtie kombetare që rrallë hasen edhe në mesin e kulteve më ekstremiste.

 

Zërat e Vërtetë: Viktimat e MEK-ut

Zërat më autentikë qe mund te dekonstruktojne MEK-un jane dezertoret e organizates qe jane viktima se sektit. Ata ndahen ne disa grupe:

  • Familjet e të vrarëve në vitet 1980
  • Të mbijetuarit nga atentatet e organizuara nga grupi
  • Ish-anëtarët që jane dhunuar psikologjikisht

Këta njerëz qëndrojnë në kontrast të plotë me pretendimet e MEK-save për “drejtësi” dhe “liri”. Historitë e tyre janë dëshmi të gjalla të realitetit brutal të këtij kulti.

 

“Mbledhjet e Solidaritetit”: Një Karnaval Propagande

Ato që MEK-u quan “mbledhje solidariteti” nuk janë gjë tjetër veçse shfaqje të regjistruara për të mbuluar një të shkuar të përlyer me gjak. Me rrobat e tyre të njëtrajtshme, parullat dhe paraqitjet e koreografizuara, protestat e MEK-ut i ngjajne me shume një karnavali propagandistik sesa një lëvizje të vërtetë për liri.

Në vend që të fitojnë simpati, këto spektakle vetëm nxjerrin në pah se sa larg MEK-u është nga realiteti iranian. Një komb që ka vuajtur terrorizmin, tradhëtinë dhe mashtrimin nuk mund të mashtrohet me ngjyra dhe tinguj karagjozesh sektare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne