Shqiperia

Kastriot Myftaraj: Ky është kryetari i vërtetë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

Ne nje shkrim ne faqen e tij ne facebook, islamofobi Kastriot Myftaraj pretendon se kryetari i vertet i KMSH-es eshte polici Agron Sojati, kordinator Kombëtar për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, pranë Kryeministrisë dhe jo Bujar Spahiu, te cilin e quan si kryetar vetem ne letra.

Me poshte shkrimi i tij:

Kryetari i ri, në letër, i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, me rastin e marrjes së detyrës, priti në një takim policin Agron Sojati, Kordinator Kombëtar për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, pranë Kryeministrisë. Me rastin e këtij takimi, në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman janë vendosur pesë fotografi. Në tre prej tyre shfaqet i zoti i shtëpisë, Bujar Spahiu, ndërsa në katër fotografi shfaqet Agron Sojati.(Ky eshte personi tjeter vec Spahiut ne foton e pare.) Fotografitë mund t’ i shikoni sipas renditjes këtu në faqen time në Facebook, por edhe në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman.
Agron Sojati është një oficer policie, i ardhur nga Ushtria, i cili në postin që mban tani vjen nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Hetimit dhe Parandalimit të Akteve Terroriste në Policinë e Shtetit, prej nga ku u shkarkua pas një skandali erotik. Karriera e z. Sojati është e pasur me histori të tilla sepse edhe kur ishte oficer i Ushtrisë në Berat, u largua prej andej natën duke zbritur nga dritarja e shtëpisë së një zonje, së cilës i kishte ardhur burri nga emigracioni, pasi kishte mësuar për aventurën e së shoqes.
Fakti që Bujar Spahiu është kujdesur që në katër nga pesë fotografitë që shoqërojnë lajmin të shfaqet Agron Sojati dhe jo ai vetë si i zoti shtëpisë (së paku të shfaqej katër herë baras me Sojatin) tregon qartë se Bujar Spahiu e sheh Agron Sojatin si eprorin e tij të drejtpërdrejtë, si shefin e tij.
Ku është problemi, do të pyesë shumëkush. Ç’ të keqe ka nëse shteti kontrollon organizatën e myslimanëve? Problemi pikësëpari është se ky kontroll është i rremë, pasi xhemati, tërësia e besimtarëve nuk dëgjojnë predikimet e Bujar Spahiut të redaktuara nga Sojati, por dëgjojnë predikime në Youtube të hoxhëve të tjerë shqipfolës dhe të huaj. Sojati me të vetët marrin financimet perëndimore sepse gjoja po luftojnë ekstremizmin e dhunshëm. Por kur vjen dita e përshtatshme, ekstremizmi i dhunshëm shpërthen, pavarësisht raporteve qetësuese të Sojatit dhe të tjerëve si ai se gjërat janë nën kontroll.
Problemi është, pikësëdyti se Bujar Spahiu është vetëdiskredituar me këtë që ka bërë dhe cilido që sheh këto foto nuk beson se ai është kryetari legjitim i KMSH.

OPINIONE