Bota

Katari dhe Turqia në stërvitjen e përbashkët ushtarake “Strofka e Luanit”

Stërvitja “Strofka e Luanit” me pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Turqisë dhe Katarit u realizua gjatë datave 14-22 mars.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Drejtoria e Orientimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit bëhet e ditur se në stërvitjen ushtarake, krahas forcave të armatosura të mbështetura nga Ministria e Brendshme, Rojet (garda) e Emiratit, Trupat e Sigurisë Shtetërore, Forcat e Sigurisë së Brendshme të Katarit, morën pjesë edhe forcat ushtarake nga Turqia.

Në deklaratë theksohet se qëllimi i stërvitjes është aktivizimi i komandës dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, menaxhimi i operacionit, planifikimi i operacioneve të përbashkëta, përforcimi dhe planifikimi i bashkëpunimit ndërmjet forcave ushtarake dhe përpjekja kundër luftës psikologjike dhe aktivizimi i rolit të medias.

Gjeneral Brigade Casim Ahmed el-Muhennedi, që drejtoi stërvitjen, në lidhje me këtë temë tha: “Stërvitja është një zgjatim i planit të veprimit vjetor që zbatohet nga ana e Forcave të Armatosura të Katarit dhe luajti një rol të rëndësishëm në përforcimin e aftësisë luftarake të forcave ushtarake”.

Forcat turke, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar më 19 dhjetor 2014 ndërmjet Katarit dhe Turqisë, ishin vendosur në Kazermën Tarik bin Ziya në Katar.

Katari dhe Turqia edhe në muajin gusht kishin zhvilluar në stërvitje të përbashkët tokësore dhe detare./ trt

OPINIONE