Bota

Katari dhuroi 90 milion dollar për pagat në Gaza

Nënpunësit palestinez në Gaza kanë krijuar radhë të gjata për të marr rrogat të cilat i ka siguruar Katari në përpjekjet për të zbutur tensionet në këtë territor të varfëruar. Gjithsejtë 90 milion dollar do të ndahen në 6 kiste mujore nga 15 milion dollar, kanë theksuar pushtetarët, kryesisht për të mbuluar rrogat e nëpunësve të cilët punojnë për administratën e Hamasit. Vëzhguesit kanë qenë prezent në 12 zyrat postare në Gaza, për të mbikëqyrur procesin e pagesave. Të punësuarit ofronin letërnjoftimet dhe jepnin edhe gjurmët e gishtërinjve.

Nëpunësit e caktuar tregonin bankënota prej 100 dollarëve para kamerave, pas disa muajsh të pagesave sporadike.” Një ditë, nuk pata para të blejë ushqim dhe ilaçe për fëmijë, tani do të mund të blejë ushqim, ilaçe dhe veshmbathje”, ka thënë Vael Ebu Isa, policë trafiku para zyrës së postës në Gaza.”Jam i lumtur dhe do të bëjë fëmijët të lumtur”.

Agjensioni zyrtar i Katarit ka thënë se donacionet e këtij shteti të pasur të Gjirit do të ndihmojë 27 mijë nëpunës të Gazës.” Pagat për tjerë do të paguhen nga kontributet lokale”, kanë cekur ata. Parat në enklavën e rrethuar , të enjtën vonë i ka fut kryetari i Komisionit për rindërtimin e Gazës, ambasadori Muhamed el Imadi, sipas burimit të qeverisë në Gaza. Katari njashtu ka cek se do të dhurojë nga 100 dollar çdo familjeje prej 50.000 familja të varfra, poashtu edhe shuma më të mëdha palestinezëve të plagosur gjatë konfliktit me forcat okupuese përgjatë kufirit me Izraelin. Futja e parasë në Gazë me sa duket është pjesë e marrëveshjes me Izraelin për të lehtësuar gjendjen e hapësirës së varfëruar të Gazës që në këmbim të lehtësimit të bllokadës së Gazës të përfundojnë protestat shumë mujore për gjatë kufirit me Izraelin.

“Ky është një nga frytet e “Marshit të kthimit”, ka thënë Ibrahim Bekr, polici i cili ka marrë pagën e plotë. Zyrtari i lartë i Organizatës çlirimtare palestineze (OÇP), Ahmed Megjdalani ka shpreh pakënaqësinë e administratës palestineze me marrëveshjen e arritur.

Imadi i ka kontrabanduar parat në Gaza, në valixhe sikur”bandit” ka thënë ky zyrtar.”OÇP-ja nuk pajtohet me këtë marrëveshje për rrjedhën e parasë për Hamas”, ka deklaruar ai. Marrëveshja e tillë dëmton përpjekjet egjiptiane që të pajtohen Hamasi dhe OÇP-ja dhe do të mundësojë Hamasin të përforcojë kontrollin mbi Gazën, ka shtuar Megjdalani.

Burimi : IslamBosna/ Ml

OPINIONE