Katari kërkon zgjidhje “pa parakushte” për bllokadën e drejtuar nga Arabia Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të diskutuar “pa parakushte” mbi mënyrat e mundshme të zgjidhjes së krizës së vazhdueshme në marrëdhëniet ndër-arabe, e cila shpërtheu në vitin 2017, transmeton Anadolu Agenc.

Sipas mediave lokale, Al Thani komentet i bëri në Doha në një konferencë të përbashkët për media me kreun e Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki.

“Katari është i gatshëm të hyjë në dialog pa parakushte. Por, dialog do të thotë që të dyja palët të angazhohen për të gjetur një zgjidhje”, ka theksuar Al Thani.

Të dielën, zyrtarët e Katarit diskutuan çështjen me sekretarit e shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, i cili qëndroi për vizitë në Doha dhe të cilit i theskuan rëndësinë e rikthimit të unitetit arab.

Në qershor të vitit 2017, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini ndërprenë të gjitha lidhjet me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit.

Katari ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke e përshkruar embargon e udhëhequr saudite si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit kombëtar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne