Katoliku esktremist Ndue Memaj i dënuar për dy vrasje arrestohet

Policia e Pukës ka arrestuar një 39-vjeçar të dënuar me 20 vite burg për dy vrasje. Në pranga ka rënë Ndue Memaj, i dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të formës së prerë në Nëntor 2013.

39-vjeçari Ndue Memaj është dënuar për vrasjen e dy personave me iniciale J.N. dhe A.H., ngjarje e ndodhur në 3 Nëntor 1999. Ai akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D. V. P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u  kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

Ndue Memaj, 39 vjeç, banues në Lezhë.

Ndalimi i tij u bë pasi me 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J. N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 dt 07.11.2013 e ka  denuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 e 278/2 të Kodit Penal

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne