Kembanat bien për PKK-në

*Can ACUN

Turqia pas deklaratës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan edhe zyrtarisht publikoi operacionin për spastrimin nga organizata terroriste PKK/YPG zonën lindore të lumit Eufrat. Pas deklaratës së Presidentit në rajon u jetuan një sërë zhvillimesh, mirëpo procesi që i hapë rrugë operacionit në Siri është i rëndësishëm për politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Sirisë dhe për alternativat që i ofroi Turqia ShBA-së.

Menbixhi ka një rëndësi të veçantë nga aspekti i vënies në veprim të Turqisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë ushtarake. Menbixhi dhe lindja e lumit Eufrat kanë ardhur në rend të ditës me efektin domino pas operacionit në Afrin. Turqia edhe nga aspekti ushtarak kishte filluar të lëvizë në drejtim të Menbixhit. Pasi që e panë këtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës qenë të detyruar për tu ulur në tavolinë me Turqinë dhe u dakordua mbi një udhërrëfyes. Sipas këtij udhërrëfyesit Turqia dhe ShBA-ja do të fillojnë patrullimet e përbashkëta, për më tepër YPG-ja duhet ti braktisë armët e rënda dhe të tërhiqet në lindje të lumit Eufrat, ndërsa në Menbixh do të formohej një kuvend vendor i përbërë nga fiset lokale. Por, ShBA-ja në këtë aspekt bëri përpjekje për ta vonuar Turqinë, veproi ngadalë dhe u pa që YPG-ja vazhdoi të qëndrojë në këtë rajon. Ndërkaq kjo situatë tronditi seriozisht besimin e Turqisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në veçanti, kjo çoi në riformimin e opinionit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj Turqia u vë në veprim me mendimet që nëse nuk arrihet që me rrugë diplomatike të minimizohet kërcënimi i YPG-së dhe detyrohet për tu vënë në veprim ushtarakisht, atëherë kjo duhet të bëhet shpejtë, sepse sa më shumë pritet kostoja do të rritet aq më shumë.

SHBA ofron disa arsye për praninë e saj zyrtare në Siri. Disa prej tyre janë lufta kundër DAESH-it, parandalimi i rishfaqjes së DAESH-it, dëbimi i Iranit nga rajoni dhe mbajtja e regjimit të Esadit larg nga rajoni. Ndërkaq Turqia si një alternativë ndaj ShBA-së parashtron këtë pyetje: Si do të mund të vendoset siguria në zonat me shumicë arabe me hegjemoninë e PKK-së? Siç shihet tashmë stabiliteti nuk është vendosur në rajon. Çfarë lloj ndikimi do të formohet kundër Iranit përmes PKK-së, e cila ende punon me Iranin? Si do të mbahet larg regjimi nga rajoni me YPG, i cili ka punuar me regjimin e Esadit për shumë vite? Gjatë procesit pas vitit 2011 regjimi i Esadit i dorëzoi YPG-së rajonet Ayn Al-Arab, Afrin dhe Kamishli si dhe një sasi të konsiderueshme të armëve. ShBA-ja nuk është në gjendje të arrijë tre objektivat e saj nëpërmjet PKK-së. Ndërkaq Turqia si alternativë propozon vendosjen e stabilitetit në lindje të lumit Eufrat së bashku me Ushtrinë Kombëtare të formuar nga Qeveria legjitime e Përkohshme e opozitarëve sirianë në përbërje nga arabët, turkmenët dhe kurdët. Në qoftë se ShBA-të nuk kanë ndonjë agjendë sekrete, atëherë do të duhej të shikojnë ngrohtë në këtë propozim, mirëpo refuzimi nga ana e ShBA-së të rrugëdaljes së ofruar nga Turqia, me vete sjell edhe një pyetje të rëndësishme në lidhje me qëllimet e vërteta të Shteteve të Bashkuara në Siri.

Në përgjithësi qëllimi kryesor i operacioneve të Turqisë ndaj lindjes së Eufratit, pavarësisht kërcënimit që paraqesin politikat e ShBA-së në Siri ndaj sigurisë së Turqisë, mosrespektimi i ShBA-së i marrëveshjeve të bëra me Turqinë në fushën diplomatike dhe mosqasja ndaj alternativave të ofruara nga ana e Turqisë, shkaktuan shqetësime në lidhje me qëllimet e politikave të ShBA-së në Siri. Turqia duke e marrë fatin në duart e saj është e vendosur që ta spastrojë nga organizata terroriste lindjen e lumit Eufrat./ trt

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Ankara

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne