Kërcasin grushtet në transmetim live mes deputetit dhe analistit në Ukrainë (VIDEO)

Nuk kanë fund zënkat në emisionet e drejtpërdrejta  në Ukrainë. Shkak si gjithmonë bëhen temat mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Sputnik” raporton se deputeti ukrainas Igor Mosiyçuk është konfliktuar gjatë një transmetimi live në emision News One me analistin dhe ekspertin e shkencave politike, Aleksandr Semçenko.

Mosiyçuk akuzoi analistin Semçenko se ” paguhet nga lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov për të bërë propagandë për Rusinë”.

Semçenko reagoi duke e quajtur ” deputetin të sëmurë mendor, çka bëri që ky i fundit ta sulmonte analistin”.

Mosiyçuk më pas tregoi nga telefoni disa të dhëna dhe kërkoi që Semçenko të largohet nga studio.

Semçemko plotësoi kërkesën, por para se të largohej lëshoi disa akuza ndaj Mosiyçuk, i cili e ndoqi dhe e goditi nga pas.

Më herët gjatë këtij muaji, në një transmetim të drejtpërdrejtë u konfliktuan edhe deputeti Oleg Barna nga partia në pushtet me deputetin e partisë Svoboda, Yuriy Levçenko.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YPn4YOp80Sk?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne