KËRKOHET ARRESTIMI I VUÇIÇIT, REAGON VULINI: GODITJE NDAJ SERBISË

Thirrja për një kryengritje të armatosur nuk është qëndrim politik, por është një krim i rëndë, tha ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, në përgjigje të udhëheqësit të “Dverit”, Boshko Obradoviç, i cili përmes një shkrimi në Twitter bëri thirrje për arrestimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Të kërkohet gjakderdhje dhe të ftohet ushtria e policia për të luftuar kundër vendit të tyre, dhe nga qytetarët e Serbisë, nuk është politikë, por një goditje ndaj Serbisë dhe paqes së saj”, tha Vulin.

Obradoviqi të shtunën i bëri thirrje ushtrisë dhe policisë serbe për të arrestuar Aleksandar Vuçiqin për shkak të deklaratës se “është për ridefinim të kufijve me Kosovën”.

Burimi: Insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne