KESH fiton 5 milionë euro nga “reshjet”, Shqipëria nis të shesë energji

Reshjet e ditëve të fundit nuk kanë krijuar vetëm probleme. Për sektorin energjetik, ato kanë sjellë prurje të shumta uji, të cilat i japin sektorit më shumë mundësi për prodhimin vendas, njëkohësisht edhe treg shitjeje.

Opsionin për shitje e ka zgjedhur Korporata Elektroenergjitike prej datës 6 nëntor, duke arkëtuar më shumë se 5 milionë euro në 3 ankande të hapura deri më tani. KESH ka arritur të shesë 52 400 megavat, me çmim mesatar 100 euro për megavat.

Ankandet për depozitimin e energjisë jashtë vendit, kanë ardhur pas një periudhe 3 mujore, kur vendi ynë ka paguar në treg të huaj 36 milionë euro për garantuar energjinë elektrike. Sistemi ynë energjetik në fazën aktuale mbetet i varur nga importi, dhe Shqipëria po punon për të rritur prodhimin, përmes ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, paneleve diellore dhe parqeve eolike.

Me këto investime, pritet që Shqipëria të ketë mjaftueshëm energji për veten dhe madje të përfitojë nga shitjet  në treg të huaj duke nisur nga viti 2030./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne