Këshilli i Atlantikut Verior do të mblidhet në Turqi

Këshilli i Atlantikut Verior, që është organi vendimmarrës më i lartë i NATO-s, me rastin e 25-vjetorit të Dialogut të Mesdheut, do të mblidhet në Turqi nën kryesimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga NATO, në mbledhjen që do të zhvillohet gjatë datave 6-7 maj, në kuadër të Dialogut të Mesdheut do të marrin pjesë edhe partnerët e Aleancës.

Mbledhja do të zhvillohet në Turqi me rastin e 25-vjetorit të Dialogut të Mesdheut.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, që do të kryesojë mbledhjen, pritet të takohet edhe me autoritetet e nivelit të lartë të Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne