Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të votojë sot rezolutë për situatën në Gaza, ja çfarë parashikohet

Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të votojë sot për një rezolutë të hartuar nga SHBA që bën thirrje për armëpushim në Gaza.

Kjo pasi Bashkimi Europian ka bërë thirrje për një pauzë, e cila do të mundësojë ndihmat humanitare të arrijnë pranë civilëve, duke shtuar kështu presionin mbi Izraelin për t’i dhënë fund bombardimeve të tij pesë-mujore të territorit palestinez.

Draft rezoluta e fundit shënon një ashpërsim të mëtejshëm të qasjes së Uashingtonit, ndërkohë që qëndrimet kundër sulmeve, në nivel global, janë rritur.

Ekspertët e OKB-së kanë paralajmëruar gjithashtu se shumë shpejt vendi do të përballet me zi buke, në rast se situata vijon e pandryshuar./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne