Këshilltari i Hamaneyit akuzon A. Saudite dhe Izraelin

Ali Ekber Velayeti, Këshilltari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i liderit fetar të Iranit, Ali Hamanej, pretendoi se Arabia Saudite dhe Izraeli siguruan pajisjet dhe mundësitë për grupet terroriste, që ndërmorën sulmin në Zahidan, ku vdiqën 27 ushtarë iranianë.

Sipas lajmit në median shtetërore të Iranit, Velayeti u takua me Ministrin e Hekurudhave të Pakistanit, Reshid Ahmed.

Ky i fundit i përcolli Velayetit mesazhin e përbashkët të shkruar nga Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi dhe Kryeministri i Pakistanit, Imran Han drejtuar Hamaneyit, ku shkruhej se kërkojnë të kenë marrëdhënie të mira me qeverinë e Teheranit.

Edhe Velayeti në takim u shpreh në lidhje me sulmin që ndodhi muajin e kaluar në kufirin me Pakistanin.

Ai tha se Arabia Saudite dhe Izraeli siguruan pajisjet dhe mundësitë për grupet terroriste, që ndërmorën sulmin ku vdiqën 27 ushtarë iranianë në Zahidan, qendër e Sistan-Beluxhistanit. Velayeti tha se këto dy vende financojnë grupet terroriste.

Ai tha se Pakistani nuk duhet të lejojë vende të tilla si Arabia Saudite dhe Izraeli që të ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe dhe të krijojnë krizë në kufijtë e Pakistanit.

Në qytetin Zahidan, në Sistan-Beluxhistan, që ndodhet në kufirin e Iranit me Pakistanin, si pasojë e sulmit me autobombë në 13 shkurt humbën jetën 27 ushtarë të Gardës Revolucionare të Iranit.

Sulmi u mor përsipër nga organizata Ceyshu’l Adl me veprimtari në rajon./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne