Kur është fjala për arkeologjinë, është paksa shqetësuese ekzistenca e një gjuhe misterioze.
Një shembull i tillë është “Stela Montoro”, një pllakë e gdhendur guri, e gjetur në një fushë bujqësore pranë Cordobës në Spanjë, në vitin 2002.
Hulumtuesit që nga ajo janë përpjekur për ta deshifruar. Ka të bëjë me konfuzionin e madh gjuhësor. Me disa piktura abstrakte, elementet janë në spanjisht, greqisht, iberik, afrikano-jugor. Kjo e bën gurin të ngjashëm me atë nga Rossete, e organizuar në një model karakteristik të një përzierjeje të hieroglifit të lashtë grek dhe egjiptian.
Ekipi i shkencëtarëve arriti në përfundimin se pllaka daton nga Epoka e Hekurit, dhe është krijuar midis shekujve 9 dhe 3 para erës së re.
Ndryshe, guri nga Rosette, i cili mundësoi deshifrimin e shkrimeve të Egjiptit të lashtë, u zbulua në vitin 1799, pranë Rosette (sot Rasid), që ndodhet në deltën e Nilit, rreth 65 km nga Aleksandria.
Oficeri francez vërejti se pllaka përmbante tri seksione, secila prej të cilave ishte shkruar në një shkrim tjetër, transmeton KosovaPress.
Ai e kuptoi shpejt rëndësinë e zbulimit të tij dhe e dërgoi atë në Kajro, ku dijetarët që ishin pjesë e ekspeditës së Napoleonit, kopjuan tekstet në pllakë dhe kjo më vonë mundësoi depërtimin në sekretet e shkrimit egjiptian – hieroglifi, i cili ka qenë një sekret për shumë shekuj, edhe pse shumë mendje janë përpjekur ta zbulojnë.
Dy vjet më vonë, ushtria franceze në Egjipt u mposht dhe u dorëzua, dhe të gjitha antikitet e gjetura në zotërimin e francezëve, duke përfshirë edhe gurin e Rosette, duhej t’i dorëzoheshin britanikëve. Sot guri origjinal nga Rosette gjendet në Muzeun Britanik në Londër.