KFOR-i turk dhuron pajisje mjekësore për qendrën e shëndetit në Shtime

Kryesia e delegacionit turk që vepron në kuadër të Misionit të Forcave Paqësore të Kosovës (KFOR), ka ndihmuar me pajisje mjekësore Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

Në ceremoninë e përurimit të projektit në qendrën e cila gjendet në fshatin Muzeqine të Shtimes, ambasadori turk në Prishtinë Çağrı Sakar tha për AA se ushtarët turq kontribuojnë në paqe dhe stabilitet në gjithë botën.

“Me projektin të cilin e përuruam sot, ushtarët tanë kontribuojnë në marrëdhëniet historike miqësore dhe vëllazërore midis Turqisë dhe Kosovës”, tha Sakar.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, tha se komuna në fjalë ka një bashkëpunim të mrekullueshëm me ushtarët turq në Kosovë, duke shtuar ata u kanë ofruar mbështetje në shumë fusha.

“Ne si qeveri komunale, po mundohemi që përmes këtyre projekteve të ngrisim bashkëpunimin, por edhe cilësinë dhe jetën për qytetarët e komunës sonë”, tha Jakupi.

Ndërkaq, drejtoresha e qendrës, Mirdite Qeriqi-Hajdari, tha se falë ndihmave të ushtrisë turke, fshatarëve për herë të parë do t’u ofrohen shërbime laboratorike, me çka nuk do të detyrohen të shkojnë në qendrën e qytetit.

Në kuadër të projektit u dhuruan aparat për EKG, serilizator, njësi dentare, set me otoskop/oftalmaskop, aparat klasik për matjen e tensionit të gjakut, oksimetër i pulsit, nebulizator, tabelë për shikueshmëri, sistem i mbyllur për analiza të gjakut, aparat për parametra hemografikë, aparat për analiza të urinës, centrifugë, frigorifer për ngrirje të thellë, shtrat për kontroll, dollap lëvizës për fashim, si dhe pajisje të /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne