KFOR-i Turk në Kosovë gëzon nxënësit me pajisje shkollore

 Në kuadër të Projekteve të Bashkëpunimit Ushtarak-Civil, kryesia e Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk) ka shpërndarë 1 mijë çanta shkollore për nxënësit e komunave të ndryshme të Kosovës.

Në një komunikatë nga KFOR-i Turk njoftohet se kjo kryesi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor gjatë një javë ka shpërndarë pajisje shkollore për nxënësit e shkollave fillore të disa komunave të Kosovës.

Në kuadër të këtij projekti, me këto çanta dhe pajisje të ndryshme shkollore janë furnizuar 1 mijë nxënës nga qytetet e Pejës, Gjakovës, Gjilanit, Lipjanit, Shtimes, të komunës së Dragashit, Mamushës e të Malishevës, si dhe të fshatrave Reçanë në komunën e Prizrenit, Janjevë në komunën e Lipjanit dhe Dobërçan në komunën e Gjilanit.

Nxënësve të shkollave fillore, përveç çantave iu janë dhuruar edhe pajisje tjera shkollore si fletore, vizatime, lloje të ndryshme të ngjyrave, goma, vizore e shumë të tjera.

Në shpërndarjen e këtyre pajisjeve kanë marrë pjesë edhe komandanti i KFOR-it Turk në Kosovë, koloneli Cem Sinan Barım, konsullja e përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, kryetar të komunave, drejtor të shkollave, si dhe mësimdhënësit e nxënësit e shkollave.

Kujtojmë se KFOR-i Turk po realizon projekte të ndryshme në fushën e arsimit në Kosovë, si renovimi i klasave, fushave të sportit, si dhe bën furnizimin e tyre me pajisjeve e mjete të ndryshme shkollore.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne