Khamenei: Irani është “fitimtar” pas viteve të konfrontimit me SHBA-të

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në prag të përvjetorit të marrjes së Ambasadës së SHBA-ve në Teheran në vitin 1979, theksoi se Republika Islamike është “partia fitimtare” pas gati 40 vitesh të konfrontimit me SHBA-të.

Khamenei sot tha se pavarësisht luftërave ushtarake, ekonomike dhe propagandistike të zhvilluara nga SHBA kundër Iranit gjatë katër dekadave të fundit, “SHBA është pala e humbur dhe Republika Islamike është partia fitimtare”.

Studentët militantë iranian sulmuan ambasadën e SHBA-ve më 4 nëntor të vitit 1979 dhe morën pengje 52 diplomatë amerikanë për 444 ditë.

Ai tha se SHBA-ja nuk ka arritur të dominojë Iranin në mënyrën se si e bëri para Revolucionit Islamik të vitit 1979 që rrëzoi një monarki pro-perëndimore. Ai theksoi se SHBA-të janë më të dobëta se sa në vitin 1979.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne