Kim takon Lleshajn, asnjë fjalë për arrestimet, burgosjet dhe vrasjet në shqipëri

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas takimit të zhvilluar me Ministrin e Brendshëm katolik Sandër Lleshaj.

Kim shprehet se, fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi për sigurinë dhe zbatimin e ligjit, ndërsa thekson se një rëndësi e veçantë iu kushtuar edhe përgatitjeve për zgjedhjet.

“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve”, shkruan Kim në rrjetin social “Twitter” .

Megjithse Ambasadorja Kim duhet të përfaqësonte një vend mik dhe që duhet thjeshtë të nxisë palët dhe politikën shqiptarë të heq dorë nga krimi dhe korrupsioni, sic dukej edhe në njoftimin e saj ajo nuk ka thënë as një gjysëm për krimin që po lulëzon në vend ndërsa policia e Lleshajt nuk po bën asgjë për mbrojtjen e jetës së shqiptarëve nga atentatet mafioze që po ndodhin cdo ditë.

Ambasadaroja duke se po e “ledhaton” Lleshajn pas gjithë ndodhive në shqipëri. Ajo nuk e kishte bërë pjesë të bisedës edhe arrestimet e padrejta të muslimanëve gjatë dorëzimit të peticionit për lirimin e imamit Genci Balla nga sistemi 41 Biss dhe dhënia e ushqimit të ndaluar për muslimanët në burgjet shqiptare.

Sigurisht këto tema nuk e shqetësojnë ambasadoren Kim për aq kohë sa ajo ka harruar misionin për të cilin ështe dërguar në shqipërid he i zhvillon pushimet e saj nën shoqërinë e njerzve që ajo personalisht duhet ti kritikojë./GazetaImapkt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne