“Kina e gatshme për zhvillimin e bashkëpunimit me vendet e Lindjes së Mesme”

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u takua me Presidentin egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi dhe atë të Guinesë, Alpha Conde, me të cilët bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës njoftoi se Xi u takua ndaras me Conde dhe Sisi në Samitin BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikën e Jugut) që u mbajt në Xiamen të Kinës, në provincën Fujian.

Xi foli për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Guinesë gjatë takimit me homologun e tij Conde. Presidenti i Kinës tha se vendet duhet të mbështesin interesat themelore të njëri-tjetrit duke patur mirëkuptim.

Gjatë një takimi me Sisi-n, presidenti i Kinës tha se ata i kushtojnë rëndësi të madhe marrëdhënieve dypalëshe dhe duan të vazhdojnë kontakte të ngushtë në nivele të lartë.

Ai tha se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Egjiptit për zhvillimin e shpejtë dhe ruajtjen e stabilitetit. Presidenti kinez shtoi se ata janë të gatshëm të zhvillojnë bashkëpunim gjithëpërfshirës strategjik me vendet e Lindjes së Mesme.

Pas takimeve, u nënshkruan marrëveshjet mbi ekonominë, teknologjinë, arsimin mjekësor dhe ndryshimet klimatike midis Kinës dhe Guinesë, ndërsa marrëveshjet mbi ekonominë, teknologjinë, komunikacionin dhe sigurinë u nënshkruan midis Kinës dhe Egjiptit.

Xi ishte takuar më parë me udhëheqësit e Rusisë, Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Tajlandës. / AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne