Kina fut ‘inteligjencën artificiale’ në programin mësimor

Sipas një lajmi të Radios së Jashtme të Kinës, tekstet shkollore të vitit të ardhshëm që mbulojnë aftësitë e inteligjencës artificiale do të mësohen si lëndë me zgjedhje ose si lëndë elementare në shumë shkolla të vendit.

Me librat, që janë përgatitur për shkollat fillore dhe të mesme në formën e një serie me 10 vëllime, nga të cilat 6 janë gati, nxënësit jo vetëm që do të fitojnë shkathtësi kompjuterike, inxhinierike si dhe të programimit teknologjik, por do të marrin edhe njohuri sistematike për inteligjencën artificiale.

Tekstet për inteligjencën artificiale momentalisht përdoren në disa shkolla pilot në rajonin Ciading, ku ndodhet edhe qyteti financiar i vendit, Shangai.

Këshilli i Shtetit të Kinës njoftoi se ata planifikojnë që vlera e sektorit të inteligjencës artificiale në vend, duke filluar nga fusha civile në atë ushtarake, të arrijë në 150 miliardë dollarë deri në vitin 2030 duke zbatuar hartën rrugore me 3 faza që është publikuar në korrik të këtij viti. Vitin e kaluar vlera e sektorit të inteligjencës artificiale në Kinë kishte arritur në 28 miliardë dollarë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne