Kina ka ndërprerë importin e naftës amerikane

Pas rritjes së madhe të importit të naftës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë disa viteve të fundit, rafineritë kineze menjëherë kanë zvogëluar në zero importin, që është pasojë e tensioneve në mes Washingtonit dhe Kinës. Në vend të kësaj, kinezët “arin e zi” më me dëshirë e blejnë nga Rusia dhe Irani, që në mënyrë shtesë rrit zemërimin amerikan.

Reutersi shkruan se kërkesa kineze për naftën amerikane është zvogëluar për shkak të pasigurive politike lidhur me luftën tregtare, por në një masë më të madhe edhe për shkak tëshpenzimeve e larta të transportit të naftës amerikane. Kjo do të thotë se edhe rezultati pozitiv i arritur në bisedimet e ardhshme bilaterale tregtare , nafta amerikane akoma nuk mund të jetë element i rëndësishëm të eksportit amerikan në Kinë.

Nga ana tjetër, Washingtoni dëshiron të zvogëlojë deficitin tregtar me Kinën dhe shpreson se do të arrijë me eksportin e naftës së saj kolosit aziatik. Por , këtu, sikurse në punën e gazit me Bashkimin Evropian, eksportuesit amerikan do të duhej zvogëluar shpenzimet e transportit, që është e pamundshme, sikurse që është e pamundshme të rrëzojnë çmimet e naftës në nivelin të cilën prodhimi i saj nuk do të ishte profitabile, sikurse gjatë vitit 2015 kur gjatë tërë Amerikës janë mbyllur me qindra fusha të prodhimit të naftës nga rëra e kuarcit. Shpenzimet e dërgimit të naftës amerikane me supertankera(mauna detare) janë trefish më të larta nga ato për naftën nga Lindja e Afërt, ka kumtuar kompania Refinitiv Eikon.

Gjatë vitit 2017, kur çmimet e naftës ishin përmirësuar, eksporti i naftës amerikan në Kinë ka arritur kulminacion në Kinë me 23,95 milion barela naftë eksportuar në Kinë vetëm në muajin tetor. Këtë shënim ka konfirmuar administrata për informata e energjisë. Megjithatë, nga atëherë eksporti ka filluar të bjerë dhe ka arritur vetëm 2,17 milion barela në shtator të këtij viti, ndërsa në tetor rafineritë kineze në tërësi kanë ndërprerë blerjen e naftës amerikane.

Nga ana tjetër, importi i përgjithshëm kinez i naftës në tetor të këtij viti ka arritur rekordin prej 40,8 miliona tonelatë. Sipas administratës doganore në Pekin, kjo ishte sasia më e madhe mujore e importit të naftës në vend. Rritja e importit është shënuar përkundër normave më të ulëta të rafinimit të saj që do të mund të sillte gjer te zvogëlimi për naftën e papërpunuar, që dukshëm nuk do të ishte rasti. Rafineritë e pavarura kanë vazhduar të mbushin depot, pasi që gjer në fund të vitit dëshirojnë të përmbushin kuotat e tyre importuese.

Burimi : LOGIČNO/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne