Kina pranoi se ka ndaluar 13 mijë turq ujgurë

Qeveria e Kinës deklaroi se në Rajonin Autonom Ujgurëtë Sinxhanit prej vitit 2014 e këtej janë ndaluar 13 mijë persona.

Sipas lajmit që përcjell Agjencia e Lajmeve “Xinhua”, në raportin e publikuar nga qeveria kineze thuhet se prej vitit 2014 e këtej në Rajonin Autonom të Sinxhanit janë ndërmarrë operacioneve ndaj “1 mijë e 588 çetave”.

Në raport gjithashtu thuhet se gjatë këtyre operacioneve janë ndaluar 13 mijë persona, ndërsa janë ndëshkuar mbi 30 mijë persona për pjesëmarrje në aktivitete të jashtëligjshme.

Në mes tjerash bëhet e ditur se gjatë operacioneve u konfiskua një numër i madh i mjeteve shpërthyese si dhe i dokumenteve të paligjshme.

Ndërkaq në raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të Drejtat e Njeriut për vitin 2018 që u publikua para një muaji, preket edhe në çështjen e presioneve që udhëheqja e Kinës zbaton ndaj turqve ujgurë.

Në raportin në fjalë thuhet se posaçërisht në rajonin e Sinxhanit rreth 800 mijë deri 2 milionë ujgurë, kazakë dhe pjesëtarë të grupeve tjera myslimane në Kinë, janë arrestuar dhe dërguar nëpër kampe në mënyrë mizore, çnjerëzore dhe diskriminuese./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne