Kina thirrje palëve të përfshira në krizën koreane për vetëpërmbajtje

Pekini ka bërë thirrje për përmbajtjen e të gjitha palëve të përfshira në konfliktin e Gadishullit Korean për shkak të përshkallëzimit të tensioneve verbale të Uashingtonit dhe Penianit.

Kina ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në gadishullin Korean të hënën për të kufizuar retorikën e rrezikshme në prag të konflikteve rajonale, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Vlen të përmendet se Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, ka thënë se, nëse është e nevojshme, do të përdor edhe forcën për të zhdukur Korenë e Veriut, deklarata të cilat kanë nxitur reagime të shumta ndërkombëtare e posaçërisht tek zyrtarët verikorean. Donald Trump, presidenti i Amerikës, përsëri rrjetin social Twitter e ka përdorur për ta futur armiqësinë e tij personale në arenën ndërkombëtare. Ai kësaj radhe ka shkruar: “Tani vetëm sa u informova se ministri i jashtëm i Koresë Veriore ka mbajtur fjalim në AP të OKB. Nëse ai ka përsëritur mendimin e “Burrit Raketor”, më nuk do të vazhdojë gjatë”. Ai pretendoi se nëse do të paraqitet nevoja, Korenë Veriore do ta rrafshojë me tokë. Kjo deklaratë e presidentit amerikan ka ngjallur reagime të gjera nga ana e kundërshtarëve dhe përkrahësve të tij. Ndërkohë ministri i punëve të jashtme të Koresë Veriore ka deklaruar: “Djalli i cili quhet president i Amerikës, katër ditë më parë ka ndotur atmosferën e OKB. Fjalët si “irritomi dhe zjarri” dhe “shkatërrimi i plotë” që paraqiten nga presidenti i Amerikës, janë dru mbi zjarrin e tensioneve”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne