Kinë, një murg jep dorëheqje pas akuzave për abuzim seksual

Shi Xuecheng udhëhiqte tempullin Longchian në kryeqytetin Pekin, dhe gjithashtu ushtronte dhe funksionin e këshilltarit politik në Partinë Komuniste.

Shi Xuecheng, një nga murgjit më të dalluar në Kinë, ka dhënë dorëheqje pas akuzave për abuzim seksual.

Ky informacion u konfirmua nga komuniteti budist kinez, ku theksuan se funksionin e tij do ta ushtrojë një nga asistentët e tij.

Shi Xuecheng udhëhiqte tempullin Longchian në kryeqytetin Pekin, dhe gjithashtu ushtronte dhe funksionin e këshilltarit politik në Partinë Komuniste.

Aktakuza ndër të tjera pohon se Xuecheng me metodat e mendjes ka detyruar murgjit në tempullin Longchian të kryejn marrëdhënie seksuale. Këtu janë përfshirë më shumë persona. Raporti prej 95 faqesh, i cili u publikua, përmend rastet e abuzimeve seksuale në tempullin në fjalë.

Xuecheng akoma nuk është prononcuar lidhur me akuzat, ndërsa të njejtat janë demantuar nga ana e zyrtarëve të tempullit.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne