Kisha Ruse ndërpret marrëdhëniet me Patrikanën e Stambollit për shkak të Ukrainës

Sinodi i Kishës Ruse për herë të parë në historinë e saj mblidhet në Minsk të Bjellorusisë, për të vendosur çfarë përgjigje t’i japë Patrikanës së Vaselenjskes, e cila javë më parë ka nisur procedurat për t’i dhënë autoqefali Kishës Ortodokse të Ukrainës, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.

Patriarku i Stambollit, Bartolomeu ka injoruar kanonet kishtare dhe ka nisur procedurat për t’i dhënë tomosin, autoqefalin, me gjithë kundërshtimin e të vetmes kishë ortodokse të pranuar në Ukrainë, që është lokale ndaj Patrikanës së Moskës,

Partriarku rus, Kiril, deklaroi në Minsk se mbajtja e sinodit të Kishës Ortodokse Ruse në Bjellorusi përputhet me 1030 vjetorit të krishterimit të Rusisë dhe të historisë së përbashkët.

Në Kishën Ortodokse Ruse janë posaçërisht të zemëruar se patriarku i Stambollit ka hequr anatemën (mallkimin, pra – sqarim ynë) nga skizma e patriarkut, siç e quan Moska – të vetëshpallur, Fillaret Denisenko (89), dhe Makarije Miletiçi, që është në krye të kishës tjetër skizmatike (heretike) që veten e quan Kishë Ortodokse Autoqefale e Ukrainës. “Gabohen ata që mendojnë se me vendimin e Patrikanës së Stambollit për dhënien e autoqefalisë (pavarësisë) heretikëve të ukrainas mund të na izolojnë”, është shprehur mitropoliti Ilarion.

Kriza në drejtimin e ortodoksisë do të jetë këto ditë temë e bisedimeve edhe midis patriarkut serb Irinej dhe kryepatriarkut të Patrikanës Antiohije Jovanit të Dhjetë, që po viziton Kishën Ortodokse Serbe.

Mbetet për t’u parë nëse marrëdhëniet midis Sinodit të Kishës Ruse do të ndërkrehen menjëherë me Patrikanën e Stambollit, apo të pritet që Patriku Bartolomej të dërgojë qarkore heretikëve nga Kijevi. Tash për tash janë ndërprerë lutjet e përbashkëta dhe përmendja e emrit të patriarkut Bartolomej, kështu që gjasat për një pajtim të afërm pas gjithë kësaj janë vetëm teorike, raportojnë meidat serbe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne