Sociale

KMSH merr vendimin: Rinis aktiviteti fetar në të gjitha xhamitë e vendit, ja masat që duhen marrë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur të rifillojë aktivitetin fetar në të gjitha xhamitë e vendit, pas bllokimit dy mujor nga koronavirusi.

Në një letër drejtuar të gjitha myftinive në vend, të siguruar nga “BalkanWeb”, KMSH bën të qartë edhe protokollin e masave, që duhet të zbatohet nga të gjitha xhamitë.

Sipas KMSH, xhamitë duhet të bëjnë dezinfektimin para se të fillojë frekuentimi, si dhe besimtarët duhet të bëjnë abdesin në shtëpi, të marrin maska e doreza dhe sexhaden personale.

foto galeri

/BW

OPINIONE

INTERVISTA