KOLONIALIZMI PËRMBYSI VLERA DHE SHOQËRI

Behar Kaceli

Fotoja është e princeshës (Suad Fadl), mbesa e Ali Dinarit: Sulltanit të Sultanatit Islam të Darfurit, një nga sulltanët më të pasur të botës myslimane në atë kohë dhe i cili e veshi Qaben me mëndafsh në një periudhë kur i gjithë umeti nuk ishte në gjendje ta bënte këtë.

Princesha Suad në këtë foto është 70 vjeçe, dhe varfëria e ka detyruar të shesë çaj në kryeqytetin sudanez, Hartum.

Ajo ndoshta nuk e di se gjyshi i saj dërgonte zekatin në lindje dhe perëndim, dhe se ai sundonte një tokë me përmasat e Francës, para se Britania ta pushtonte, t’i grabiste pasuritë dhe ta vriste atë në vitin 1916.
Allahu e mëshiroftë.

Ndër arritjet e tij më të rëndësishme ishte se ai e zhduku varfërinë në shtetin e tij dhe se të gjithë banorët e popullit të tij u bënë pronare bagëtish dhe tokash. Po ashtu, ai hapi ao që njihen si puset e Aliut, që mbajnë emrin e tij edhe sot, në mikatin e banorëve të Medinës për haxh dhe umre
(ato që njihen sot si “Abar Ali”). “Rruga Sultana” në Medinën e Ndritur mban emrin e gjyshes së saj, Sultana, bashkëshortja e Ali Dinarit./fb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne