Kolumbi/ Kandidati presidencial qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Kolumbi– Një kandidat presidencial kolumbian u qëllua tre herë herë me armë zjarri – dy plumba në kokë gjatë një tubimi në kryeqytetin Bogota.

Miguel Uribe Turbay, u sulmua ndërsa po i drejtohej një turme të vogël njerëzish në një park të shtunën. Policia arrestoi një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje, thonë mediat lokale.

Gruaja e tij, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të lutet për mbijetesën e 39 vjeçarit, shkruan BBC./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne