Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgënjeshtruar lajmet se ShBA-ja do të largohet nga bazat ajrore Incirlik (Turqi) dhe Al-Udeyd në Katar

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk largohen as nga baza ajrore Incirlik në Turqi dhe as nga baza ajrore Al-Udeyd në Katar. Lajmet lidhur me këtë janë të gabuara dhe të pabaza”, thuhet në një postim bërë në llogarinë zyrtare në Twitter të CENTCOM-it.

Edhe në mesazhin e publikuar në të njëjtën kohë në llogarinë zyrtare në Twitter të Komandës Qendrore të Forcave Ajrore Amerikane (AFCENT) thuhet se “lajmet që pretendojnë largimin e ShBA-së nga bazat ajrore Incirlik (Turqi) dhe Al-Ubeyd (Katar) përmbajnë zero vërtetësi”.

“Bërja e këtyre lajmeve të dëmshme në një kohë kur ne duhet të punojmë së bashku për të luftuar shqetësimet e përbashkëta për sigurinë, ushqen mosbesimin dhe ndarjen mes partnerëve në rajon”, thuhet në mesazhin e AFCENT.

Prej disa javësh pretendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë tërhequr forca luftarake nga baza Incirlik në Turqi.

Përveç kësaj, pas qarkullimit të lajmeve për reduktim të numrit të trupave amerikane edhe në bazën ajrore Al-Ubeyd në Katar, u hodhën pretendimet se ShBA-ja ka në plan të tërhiqet nga të dyja bazat.

Kurse Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) kishte bërë të ditur se disa forca luftarake ishin dërguar si përforcime në Afganistan për shkak të zvogëlimit të operacioneve amerikane kundër DAESH-it dhe përshpejtimit të operacioneve kundër Talebanit në Afganistan.

Pentagoni i kishte përgënjeshtruar me një gjuhë të prerë lajmet lidhur me tërheqjen e ShBA-së nga baza ajrore Incirlik në Turqi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne