Komandanti iranian vritet gjatë një sulmi ajror në kufirin Siri-Irak

Muslim Shahdan, një komandant i lartë i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), është vrarë të hënën gjatë një sulmi ajror përgjatë kufirit siriano-irakian, bëjnë të ditur burime lokale.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin avionë të paidentifikuar shënjestruan komandantin dhe tre truprojat e tij pranë një fshati në provincën lindore të Sirisë, Deir ez-Zor.

Sulmi u krye disa ditë pas vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh.

Deir ez-Zor është një lidhje kryesore midis Iranit dhe Libanit. Gazsjellësit dhe rrugët tregtare nga Iraku dhe Jordani po ashtu kalojnë nëpër krahinën.

Me ndihmën e Rusisë dhe milicive të mbështetura nga Irani, pjesët qendrore dhe perëndimore të Deir ez-Zor ranë në regjimin sirian të Bashar al-Assad-it pasi terroristët e DEASH-it u tërhoqën nga rajoni në nëntor të vitit 2017.

Shumica e milicive të huaja të mbështetur nga Irani që luftojnë për forcat e regjimit të Asadit janë të vendosura në Deir ez-Zor.

Këto grupe, që veprojnë në mesin e popullatës me shumicë sunite, po komandohen nga IRGC.

Ata mbajnë edukim fetar të bazuar në sekte në rajonin kryesisht sunni, ku mbikëqyrin gjithashtu hapjen e qendrave të lutjeve shiite.

Deir ez-Zor, në kufi me bregun lindor të lumit Eufrat, aktualisht është nën kontrollin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne