Koment – Evangjelizmi: Të shpiesh Zotin drejt fundbotës, njerëzimin në katastrofë

Për të parandaluar katastrofën drejt të cilës po e çon evangjelizmi njerëzimin duke luajtur me gjenetikën e feve duhen kundërshtuar të gjitha përpjekjet që kanë lidhje me sionizmin.

Prof. dr. Kudret BULBUL

Kohët e fundit në politikën e Turqisë dhe për shkak edhe të trashëgimisë fatale që ka lënë FETO po diskutojmë në mënyrë intensive mbi marrëdhëniet ndërmjet fesë dhe shtetit. Shumë herë mendojmë se faktorët në vendet ku jetojmë na takojnë vetëm neve, madje na vjen edhe keq ndonjëherë. Por vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për ti vendosur sanksione Turqisë për shkak të pastorit Brunson tregoi edhe një herë që situata nuk është e tillë.

Para se të akuzohej për kryerje të veprave penale pas 15 Korrikut opinioni në Turqi për dekada të tëra nuk ishte në dijeni për ekzistencën e pastorit Brunson, i cili zhvillonte në Turqi misionin e përhapjes së ungjillit. Vendimi i ShBA-së për sanksione kundër Turqisë për shkak të mbajtjes në paraburgim të pastorit Brunson, i akuzuar ky për mbështetje ndaj PKK dhe FETO-s, na shtyu të mendojmë edhe një herë për marrëdhëniet ndërmjet fesë dhe shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa do që nga pala amerikane çështja vlerësohet në kontekstin e lirisë së besimit, kjo ngjarje na detyron që të fokusohemi sërish në marrëdhëniet fe-shtet në ShBA. Pasi është e pamundur që ti kuptojmë ndryshe deklaratat që injorojnë praktikat e ngulitura, sovranitetin e shteteve të tjera.

Harmonia e marrëdhënieve fe-shtet në një vend në fakt nuk është një diçka që duhet kritikuar. Përkundrazi, e parë në aspektin e lirive fetare kjo mund të jetë një situatë mjaft pozitive. Pasi ShBA-ja, e krijuar nga të arratisurit nga gijotina dhe fanatizmat fetare në Evropë, me të drejtë deri në një të kaluar të afërt është parë si një vend ku liritë fetare përjetohen më lehtësisht.

Përtej harmonisë në marrëdhëniet fe-shtet, edhe të qenurit e një vendi shtet teokratik përsëri mund të mos jetë më vete një diçka që duhet kritikuar. Një shtet, i cili është tolerant ndaj diversiteteve, që e interpreton fenë si pluralizëm, mund të mos përbëjë problem në aspektin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Madje një situatë e tillë mund të pengojë aspiratat imperialiste të vendeve. Si shembull konkret këtu mund të japim Shtetin Osman, ku feja ka qenë me ndikim të madh.

Ajo që duhet kundërshtuar këtu nuk është harmonia që ekziston në marrëdhënien e fesë me shtetet, marrëdhënie e ndërtuar mbi boshtin e të drejtave dhe lirive themelore, por është instrumentalizimi i fesë nga një shtet sipas interesave të veta imperialiste. Po ashtu duhet kundërshtuar edhe e kundërta, domethënë që një fe ta instrumentalizojë një shtet në kuadër të interesave të veta imperialiste pa pasur asnjë parim, vlerë e kufizim. Si shembull ku marrëdhëniet fe-shtet janë pozicionuar në formën më të keqe mund të jepet Izraeli, i cili është një shtet teokratik, ose Sionizmi, që është një fe shtetërore. Myslimanët, të krishterët dhe çifutët, të cilët kanë bashkëjetuar me shekuj, sot e kanë të vështirë një bashkëjetesë të tillë në qeverisjen izraelite.

Nëse kthehemi sërish tek ShBA-ja, thuhet se pastori Brunson, i cili është një evangjelist, dhe ndihmëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili po përpiqet me të gjitha forcat për ti vendosur sanksione Turqisë, janë që të dy anëtarë të të njëjtit grup fetar. Gjithashtu bëhet e ditur se evangjelistët kanë një ndikim të madh në shoqërinë, politikën dhe burokracinë amerikane; në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka 90 milionë evangjelistë; p.sh. ish-presidentët amerikanë Reagan dhe George Bush (Bushi i Vogël) janë evangjelistë. Si rrjedhim, vihet re se ngjarja Brunson nuk është një çështje që ka të bëjë me Turqinë, por me ShBA-në dhe evangjelizmin.

Mirë po, çfarë është evangjelizmi?

Ajo që duhet thënë për fillim në lidhje me këtë çështje është se evangjelizmi është një sekt apo urdhër i krishterë protestant, jo ortodoks apo katolik. Thuhet se dallimi ka nisur të shfaqet në shekullin e 19-të. Si fjalë “Evangjelizmi” do të thotë “orientimi drejt librit të shenjtë”. Me librin e shenjtë këtu nuk aludohet vetëm Bibla, që është e shenjtë vetëm për të krishterët, por nënkuptohet njëherësh edhe Dhiata e Vjetër (Testamenti i Vjetër), që është e shenjtë për çifutët. Sipas këtij interpretimi protestant, i cili është ritrajtësuar (me anë të evangjelizmit), në fund të botës krishtërimi do të sundojë botën dhe pastaj do të ndodhë fundbota (apokalipsi). Vetëm se kjo mund të zgjasë shumë, në varësi të rrjedhës së zakonshme të ngjarjeve. Kështu që sipas evangjelistëve procesi duhet përshpejtuar. Elementi që i dallon më shumë evangjelistët nga të krishterët e tjerë është besimi që kanë ata se çifutët janë një popull i përzgjedhur (nga Perëndia) dhe territoret e premtuara (Izraeli) u takojnë atyre dhe të krishterët e tjerë duhet ti ndihmojnë patjetër për ti marrë këto toka.

Ashtu siç e tha edhe Doc. Dr. Ëzxhan Gyngër (Özcan Güngör), i ftuar në programin “Çeşmi Cihan” (Bebja e Syrit të Botës), transmetuar këtë javë në radion Zëri i Turqisë, që evangjelizmi të sundojë botën duhet që procesi të përshpejtohet me shtatë faza.

Në fazën e parë çifutët do të kthehen në territoret palestineze, fazë që në masë të madhe është realizuar.

Faza e dytë parashikon krijimin e Izraelit të Madh, në mënyrë që të përfshijë edhe një pjesë të Turqisë. Arsyeja përse ShBA-ja e mbështet pa kushte Izraelin në Lindjen e Mesme, që e pranon Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit pavarësisht se e gjithë bota i doli kundër dhe në OKB (votimi që u bë për p/rezolutën e Jerusalemit) mbeti pothuajse vetëm, sipas disave është ndikimi i evangjelizmit në politikën amerikane. Pasi është me të vërtetë pothuajse e pamundur që ti vendosësh e vlerësosh të gjitha këto në një themel racional.

Faza e tretë është përhapja e mesazhit biblik në mbarë botën. Me sa duket edhe pastori Brunson për këtë qëllim ndodhet në Turqi për më shumë se një dekadë. Por jo vetëm në Turqi, dihet që evangjelistët punojnë si misionarë në shumë vende, kryesisht ato myslimane, dhe sidomos në Afrikë kanë arritur që të konvertojnë në të krishterë shumë njerëz.

Faza e katërt përbën një periudhë fatkeqësish që do të zgjasë 7 vite.

Në fazën e pestë do të ringjallet Jezu Krishti.

Në fazën e gjashtë do të ndodhë Beteja e Armagedonit nën drejtimin e evangjelistëve. Të mirët dhe të këqijtë në botë do të bëjnë një luftë botërore vdekjeprurëse që do të përfundojë me fitoren e të mirëve. Duke qenë se pas kësaj lufte do të vijë sundimi i evangjelistëve duhet që Izraeli të zmadhohet, në mënyrë që lufta të nisë sa më shpejt.

Kurse në fazën e shtatë, krishterimi do të sundojë të gjithë botën dhe botës do ti vijë “fundi”.

Siç edhe vihet re nga sa thamë më lartë, deri në fazën e 6-të evangjelizmi përputhet plotësisht me objektivat e sionizmit. Kjo është edhe arsyeja që evangjelistët quhen ndryshe edhe “të krishterët sionistë”.

Në fakt në shekullin e 19-të ashtu si myslimanizmi dhe krishterimi edhe judaizmi ka qenë një prej feve hyjnore, tek e cila besohej tradicionalisht. Çifutët sionistë, me në krye Teodor Herlz, fillimisht transformuan judaizmin. Sot ka një numër të madh çifutësh që e kundërshtojnë me forcë Judaizmin Sionist.

Dihen përpjekjet që janë bërë në periudhat e fundit për të krijuar në Turqi dhe në disa vende islame një besim islam që të jetë në harmoni me sionizmin. Konceptet e tilla si “Dialogu ndërfetar”, praktikat dhe interpretimet heretike, që bëhen në emër të islamit dhe pa u mbështetur në një traditë të caktuar, të çojnë tek këto përpjekje. Edhe këto grupe, ashtu si evangjelistët thonë se Izraeli është ‘Toka e Premtuar’ për hebrenjtë.

Të mendosh që brenda krishterimit të lindë dhe zhvillohet një besim në përputhje me sionizmin, kjo nuk duket si shumë e besueshme dhe e mundshme, për shkak të dallimeve fetare dhe konflikteve historike. Dyshimi që ky transformim është një përpjekje sioniste është shumë i fuqishëm. Ndërkohë ka edhe shumë të krishterë që dalin kundër Krishterimit Sionist (Evangjelizmit). Dihet qëndrimi i Papës kundër shpalljes së Jerusalemit kryeqytet (të Izraelit). Po ashtu edhe ortodoksët nuk mendojnë njësoj si evangjelistët dhe madje ndonjëherë ata mbajnë anën e myslimanëve përballë shtypjes izraelite.

Nuk i takon njerëzimit që ta detyrojë Zotin ti sjellë fundin botës. Por duket qartë që njerëzimi po shkon drejt katastrofës. Duhen kundërshtuar të gjitha përpjekjet që kanë lidhje me sionizmin dhe që do ta çojnë njerëzimin drejt katastrofës duke luajtur me gjenetikën e feve. Dhe kjo mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin e hebrenjve, të krishterëve, myslimanëve me gjenetikë (fetare) të pandryshuar dhe e të gjithë njerëzve që duan paqe mbi rruzullin tokësor.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne