Bota

Komisioni Evropian hodhi poshtë buxhetin italian

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë propozim buxhetin e Italisë për vitin e ardhshëm, duke pohuar se deficiti dhe shpenzimet e saj nuk do të mbajnë borxhin italian në nivelin aktual.

Në këtë mënyrë për herë të parë në histori ndodhë që një organ ekzekutiv i Bashkimit Evropian (BE) të refuzojë buxhetin e ndonjë shteti anëtar.

Komisioni Evropian dëshiron që Qeveria e Italisë të hartojë propozim të ri të buxhetit, pasi pala italiane hodhi poshtë kritikën e Komisionit Evropian dhe gjykoi se niveli i këtillë i shpenzimeve është i domosdoshëm për të aktivizuar ekonominë e saj.

Komisioni Evropian i ka dhënë Italisë kohë tre javë që të miratojë propozim të ri. Të dyja palët tashmë disa javë kontestojnë rreth buxhetit, por Pierre Moscovici, komisari evropian për çështje ekonomike dhe financiare, gjatë fundjavës deklaroi se dëshirojnë të evitojnë konflikt të madh me ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë.

Burimi: AA

OPINIONE