Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi kontribut për Shkodrën

Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Shtetit të Kuvajtit, me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës kanë shërbyer me anë të një ndihme mjekësore për qytetarët në Shkodër.

Ky komitet ndër vite ka dhënë një kontribut të madh në Shqipëri e sidomos në zonën e veriut për shtresat dhe familjet më në nevojë.

Dhjetëra qytetarë kanë patur mundësinë, jo vetëm të kryejnë ekzaminime, të marrin këshilla të vlefshme për shëndetin e tyre, por edhe të konstatojnë mirësinë dhe përkujdesjen deri në detaje.

E pranishme në këtë aktivitet bamirës ishte dhe kryetarja e bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, e cila së bashku me përfaqësues të Komitetit të Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi para mediave, në mes tyre edhe“Zëri i Turqisë”, ndër të tjera u shprehën:

-“…Dita e sotme, është një ditë e veçantë e Komitetit të Bashkuar Kuvajtian për Humanizëm në Shqipëri. Është një ndër ditët që së bashku me studentët e Universitetit të Mjekësisë së Kuvajtit janë angazhuar për një fushatë sensibilizimi, por edhe ndihmë humanitare për njerëzit në nevojë, me veprime të thjeshta, për të treguar jo vetëm solidaritetin, por edhe për të shërbyer. Ju bashkuam kësaj mundësie, sepse menduam se është një shërbim që mund tu jepet qytetarëve në këto ditë të nxehta vere. Aktiviteti i sotëm nuk është i vetmi, studentët me ndihmën e këtij komuniteti bamirës do të vazhdojnë të punojnë në Shkodër, në këto ditë, në ndihmë të jetimëve. Kështu është siguruar mundësia e disa familjeve që kanë jetimë në Shkodër me ndihma ushqimore, por edhe me vizita të rëndësishme shëndetësore…Nga ana tjetër, gjatë gjithë kësaj kohe, të paktën gjatë këtyre 3 viteve Komiteti na ka ndihmuar shumë edhe me ndihma ushqimore. Dua të kujtoj rastin e fundit që janë siguruar për bashkinë e Shkodrës në ndihmë të familjeve në emergjencë dhe sigurisht një pjesë e tyre janë akoma të vlefshme, të cilat do të shpërndahen në prag të fund të vitit për familjet në nevojë… Por nga ana tjetër, na kanë ndihmuar edhe në ndërtimin e disa shtëpive për familje që janë ekstremalisht në nevojë, një proces që duam ta vazhdojmë së bashku, kuptohet bëhet fjalë jo vetëm me ndihmë humanitare vullnetare, por edhe me para që vjen qoftë nga qeveria e Kuvajtit, nga organizata humanitare të Kuvajtit, por edhe nga familje që kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin të shërbejnë dhe të mundësojnë ndihma në Shqipëri, e për këtë unë gjej rastin ti falënderojë…”.

-“…Është një aktivitet humanitar, pikërisht është dita e katërt në Shqipëri. Sot, jemi në qytetin e Shkodrës bashkë me studentët e Fakultetit të Mjekësisë së Kuvajtit, për të cilët kemi ardhur për të zhvilluar aktivitetin e bërjes së analizave, matjen e diabetit, dhe matjen e tensionit. Ky është aktiviteti i parë që bëhet në Shqipëri në fushën e mjekësisë, por shpresojmë që të mos jetë i fundit dhe lusim Zotit që të na japi sukses në aktivitetet e Komitetit Kuvajtian për Bamirësi që zhvillon në gjithë botën. Falënderojmë znj. Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkodër për lehtësimin e punëve që na bëri për këtë mision humanitar me dhënien e lejes, me ndihmat e tjera si dhe bashkëpunimin me bashkinë e Shkodrës…”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne