Kompania italiane e sondazheve: Nëse zgjedhjet mbahen sot, PD fiton bashkitë e mëdha si Shkodra dhe Korça

Në këtë krizë politike në Shqipëri ku opozita e bashkuar ka dorëzuar mandatet dhe kërkon zgjedhje vendore të ndershme, një kompani italiane ka realizuar një sondazh për zgjedhjet lokale.

Një burim i rezervuar shprehet për Politiko se sipas rezultateve të sondazhit, nëse në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet që sot, Partia Demokratike do të fitojë Shkodrën, Korçën, Kukësin dhe Kurbinin. Gjatë anketimit, shumë mbështetës socialistë kanë shprehur dakordësinë për protestat, por nuk duan dhunë.

Nuk dihet nëse PD do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale pasi nuk ka dorëzuar në KQZ listën për anëtarët e Komisioneve të zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne