Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon ashpër sulmin terrorist

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dënuar ashpër sulmin terrorist të ndodhur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ku si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën 49 besimtarë myslimanë që po kryenin faljen e xhumasë, dhe rreth 50 të lënduar pa marrin mjekimin në spital.

Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar ndaj besimtarëve myslimanë të pafajshëm e paqësor, duke shprehur bindjen se terrori nuk ka fe e atdhe dhe me ligësinë e tij ai godet pabesisht.

Në këto momente dhimbjeje dhe trishtimi shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave.

Kjo masakër dhe ky akt është një nëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe një sulm i ulët e i dënueshëm nga çdo normë morale, fetare e universale.

Terrori nuk mund të jetë kurrë pjesë e ndonjë arritjeje apo shpëtimi, terrori nuk prodhon veçse kaos e ligësi. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm dhe është një goditje kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i shpreh edhe një herë ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe mbarë popullit të Zelandës së Re, si dhe i uron shërim të shpejtë të lënduarve.

Ne bashkohemi me dhimbjen e tyre dhe i lutemi Zotit që ngjarje të tilla të mos përsëriten si dhe të gjithë terroristët dhe mbështetësit e tyre të marrin dënimin e merituar.

Gjithashtu u bëjmë thirrje mediave dhe portaleve që mos të transmetojnë pamjet makabre të regjistruara nga terroristët, pasi përhapja e videos ishte pjese e qëllimit të tyre makabër. Pamje të tilla janë të rënda për publikun dhe shkelin çdo lloj etike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

SOCIALE

Pa shtëpi dhe pa bonus, 65 familje të dëmtuara nga Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje, përfaqësues të 65 familjeve të dëmtuara nga tërmeti u mblodhën para bashkisë së Durrësit për të reaguar ndaj situatës së rëndë social ekonomike që po kalojnë. “Është viti i pestë që kemi dalë nga pallati. Gjysma në pallat jemi pensionistë dhe e kemi kaq të vështirë kur pronari na kërkon qiranë e shtëpisë ku jemi. Bashkia nuk i është përmbajt kontratës me ne, që bonusi ndërpritet kur të futemi në shtëpi. Sipas nënkryetarit, është një ngërç për t’u zgjidh..” “Po bëjmë 5 vjet që presim. Kryeministri tha deri kur të futeni në shtëpi do të merrni bonus. Ka nëna të vetmuara. Të tjerët punojnë, futen në shtëpia ne rrimë e presim. Kryeministri ka folur vetëm për Tiranën a për të gjithë?!”. “Nuk kemi mundësi me paguar qiranë. Ka arrit kulmi. Jemi të sëmurë. Ku ti gjejmë lekët. Bonus jo, gjë jo, me çfarë ta mbulojmë qiranë, ose do të futemi brenda e do të vetëflijohemi. Jam kryefamiljare. Një djalë kam.”. “Të na thonë një fjalë. Ndoshta dhe për votime, ama të na e thonë një fjalë që të inkurajojmë veten. Na kanë ikur shpresat fare. Nuk ikim nga këtu pa marrë një përgjigje, përndryshe do të hyjmë të gjithë në pallat. Kemi arrit në një pikë kritike. Jemi me pensione. Me pensionin e burrit 18 000 lekë, se vetë papunë…”, thonë banorët. Pallati i tyre ndodhet në lagjen 12 të qytetit, pranë tregut të vogël industrial. Ai është vlerësuar në shkallë të lartë dëmi, DS4 dhe pret riforcimin. Sipas bashkisë Durrës, ky objekt së bashku me disa të tjerë do të riforcohen me fonde të saj, po paraprakisht duhet një vendim nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit në mënyrë që të hapen procedurat e tenderit dhe të nisë puna.kërkojnë zgjidhje

OPINION

“Nga idetë e K. Tsiolkovsky te Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Rusia në kozmos”

OPINION

Vehabistet, cionistet dhe Irani

BOTA

Kallëzim penal kundër një ushtari francez që shërbente në ushtrinë izraelite për torturimin e palestinezëve

SHQIPERIA

Akuzat e Ilir Metës për takim me ish-shefin e FBI, reagon Altin Dumani: Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal! Akuza të pabaza ndaj institucionit që drejtoj

BOTA

Italia nuk dëshiron përshkallëzimin dhe zgjatjen e konfliktit në Lindjen e Mesme