Kongresi amerikan ka filluar hetim të gjerë kundër Trampit

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan, të udhëhequr nga demokratët ka filluar hetim të gjerë për gjoja për pengim në drejtësi, për korrupsion dhe abuzim të pushtetit nga ana e presidentit Donald Tramp.

Komisionet për drejtësi, zbulim dhe për mbikëqyrje të Dhomës Përfaqësuese mbrëmë e kanë zgjeruar hetimet për korrupsion dhe krim në kompaninë e Trampit dhe kanë kërkuar zbulim të bisedave “sekrete” midis Tranpit dhe kolegut të tij rus Vlladimir Putin gjatë takimit të G-20 në Hamburg në vitin 2017. Krahas kësaj, Dhoma e Ulët e Kongresit amerikan, e ripërtëriu edhe hetimin për gjoja lidhshmërinë e fushatës presidenciale të Trampit nga viti 2016 me Rusinë.

Prej atje dërguan letra me pyetje deri te më shumë se 81 individë. Këta janë përfaqësues të pushtetit të cilët punojnë në funksione të ndryshme, nga Shtëpia e Bardhë deri te Ministria e Drejtësisë, duke e përfshirë edhe vetë presidentin, djalin e tij si dhe, Alean Uajselberg, ish drejtorin financiar të Prganizatës së Trampit. Letra janë dërguar edhe deri te dy rusë, miliarderi Viktor Vekselberg dhe biznesmeni Evgenij Progozhin, i njohur si “kuzhinieri i Putinit”.

Aksioni i demokratëve kundër Trampit vjen pas dëshmisë spektakolare të javës së kaluar të Majkëll Koenit, ish avokat i presidentit, i cili zbuloi detaje për korrupsion dhe krim në kompanitë e presidentit dhe abuzimit derisa Trampi ka qenë kandidat presidencial i SHBA-së. Demokratët besojnë se ka mjaft indikacione për inicimin e procedurës për revokimin e tij.

Kryetari i Komitetit për Drejtësi, Xherlod Nadler, kongresmen nga Nju-Jorku, shpreson se gjatë këtij hetimi populli amerikan do të kuptojë për rastet pengimin në drejtësi, korrupsion dhe abuzim të pushtetit.

Endrju Mekejb, ish zëvendësdrejtor i FBI, deklaroi se beson n lidhjet e presidentit aktual me kreun politik rus.

Sipas tij, Trampi ndoshta është “njeri me interes dhe person i vendosur nga Kremlini”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne