Kongresmeni amerikan: Jared Kushner mund të ketë organizuar vrasjen e gazetarit Khashoggi

Kongresmeni i Teksasit Joaquin Castro, anëtar i Dhomës së Punëve të Jashtme dhe Komitetit të Dhomës të Inteligjencës, akuzoi këshilltarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner për organizimin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

“Jared Kushner mund ti ketë dhënë princit të kurorës së Arabinë Saudite, MBS-it, një listë armiqsh që duheshin hequr qafe. Princi MBS mund të ketë vepruar sipas listës së inteligjencës amerikane që Jared Kushneri i kishte dorëzuar MBS-it dhe një nga personat për të cilët duhej ndërmarrë aksioni ishte gazetari Khashoggi”, tha Castro për CNN të premten.

“Kjo duhet të hetohet,” shtoi Castro, duke deklaruar se ngjarja kishte lidhje midis administratës Trump dhe Arabisë Saudite.

Kastro më vonë i sqaroi komentet e tij në Twitter ku tha: “Për të qenë i qartë, unë nuk kam ndërmend të akuzoj @jaredkushnerin për orkestrimin e ndonjë gjëje. Bazuar në raportimet e shtypit, unë po i kërkoj Kongresit që të hapë një hetim nëse ndonjë informacion i Inteligjencës Amerikane i ishte dhënë Arabisë Saudite, gjë që çoi në persekutimin politik ose vrasjen e #Khashoggit

Komentet e Kastros u quajtën “shpifje” nga Sarah Huckabee Sandersi, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Khashoggi, një gazetar dhe kolumnist saudit për The Washington Post, ishte zhdukur që kur hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas shumë ditësh mohimi te vrasjes dhe fshehje të vendndodhjes së tij, Arabia Saudite të shtunën pohoi se Khashoggi vdiq gjatë një konfrontimi brenda konsullatës.

Sipas burimeve të policisë turke, ditën që Khashoggi u zhduk, 15 sauditë, përfshirë edhe disa zyrtarë arritën në Stamboll në dy aeroplanë dhe vizituan konsullatën, ndërkohë që ai ishte ende brenda. Të gjithë individët e identifikuar tashmë e kanë lënë Turqinë.

Një ekip i përbashkët turko-saudit përfundoi një hetim mbi rastin të enjten, pasi kryen kontrolle në rezidencën e konsullit të përgjithshëm si dhe në Konsullatën Saudite në Stamboll./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne