Kontroll i befasishëm në banesën e biznesmenit vlonjat, i gjendet sasi e madhe vaj kanabisi/Emri

Kontrolli në banesë dhe në kantinën ngjitur fundos biznesmenin vlonjat. Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se pas vendimit për kontroll, në banesën e shtetasit Shahin Zanaj, lindur në Vezhdanisht Vlorë dhe banues në lagjen 24 maji Vlorë dhe në kantinën ngjitur me të u gjetën sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis.

Njoftimi i prokurorisë 

Prokuroria Vlore pas marrjes se vendimit te kontrollit ne gjykate ushtruan kontroll ne banesen e shtetasit Shahin Zanaj, lindur ne Vezhdanisht Vlore dhe banues ne lagjen 24 maji Vlore.

Ne banesen dhe kantinen ngjitur me te u gjeten sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis.

U ushtrua kontroll edhe ne aktivitetin privat bar restorant ne Rradhime Vlore po nuk u gjet gje e kundraligjshme.

Sasia e gjetur eshte e konsiderueshme po nuk eshte peshuar pasi grupi hetimor eshte duke kryer veprime ende.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne