Koreja e Veriut nuk ndalet: Do testojë një bombë hidrogjeni për herë të parë në atmosferë

Koreja e Veriut kohët e fundit ka thënë se ndoshta do të testojë një bombë bërthamore në Oqeanin Paqësor në përgjigje të retorikës së presidentit amerikan.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë njoftuar kohët e fundit se testimi i ardhshëm bërthamor ka gjasa të kryhet në Oqeanin Paqësor. Nëse ky kërcënim i Phenianit to të realizohet në praktikë, do të jetë eksperimenti i parë bërthamor i dekadave të fundit në atmosferë. Ky kërcënim erdhi nga Koreja e Veriut pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dha një premtim për shkatërrimin total të Koresë së Veriut në fjalimin e tij të martën e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vazhdën e testeve raketore të armëve bërthamore. Koreja e Veriut po punon për zhvillimin e programit të saj të raketave pa vonesa të mëtejshme, përderisa raketat e saj të reja mund të synojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Uashingtonit. Disa prej këtyre raketave kanë edhe koka të vogla bërthamore. Kryerja e gjashtë testeve bërthamore dhe raketore tregon se Koreja e Veriut po i afrohet testimit mbi Oqeanin Paqësor./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne