Koronavirusi – Ndalohet transporti tokësor dhe ajror Turqi-Azerbajxhan

Është ndaluar përkohësisht transporti tokësor dhe ajror ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, bëhet e ditur se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev (Aliyev) zhvilluan një bisedë telefonike.

Në bisedë u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe ato rajonale.

Dy liderët morën vendim gjithashtu që për shkak të masave kundër epidemisë së koronavirusit, përveç transportit të mallrave, të ndalohet përkohësisht transporti tokësor dhe ajror ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne