Korrupsioni nga bashkitë në 2018, KLSH: Dëmi 140 milionë dollarë

Tenderat dhe shpërdorimi i detyrës janë shkaktarët kryesorë të një dëmi prej afro 140 milionë dollarësh të shkaktuar gjatë vitit 2018 nga njësitë vendore në gjithë vendin.

Shkak për të cilin, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përgatitur dhe dërguar në organin e prokurorisë tetë kallëzime penale, për 36 persona, tetë indicie për kallëzim penal dhe një vlerësim për kallëzim penal. Të dhënat vijnë përmes analizës vjetore të punës së këtij institucioni, i disponuar nga Scan.

Masa e dëmit ekonomik, si dhe për të ardhurat e munguara ose shpenzimet jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit arrijnë në shumën 15,3 miliardë lekë.

Në listën e personave të kallëzuar penalisht përfshihen Drejtues të nivelit të lartë të njësive të vetëqeverisjes vendore (Kryetar Bashkie), drejtues të mesëm, specialist të administratës dhe ish të zgjedhur vendore (Ish-Kryetar Komunash), për konsumimin e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” me efekte financiare, të shprehura në dëm ekonomik me vlerë 166,797 mijë lekë. Në dy raste (Bashkia Belsh dhe Rrogozhinë) është bërë kallëzim penal edhe për konsumimin e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal./SCAN

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne