Kosova anulon pjesëmarrjen në takimin me Serbinë në Uashington

Delegacioni i Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Avdullah Hoti, ka anuluar pjesëmarrjen në takimin me liderët e serbisë, në Uashington, parashikuar të zhvillohej në 27 qershor.

Shkak për anulimin është bërë publikimi i akuzave ndaj Thacit e Veselit nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet kundër Njerëzimit në Hagë.

Presidenti Thaçi vendosi të mos marrë pjesë në takim në 24 qershor, pak orë pas bërjes publike të akuzave.

I dërguari special i SHBA-ve Richard Grenell përshëndeti vendimin e Thaçit dhe tha se do të vijojë bisedimet me Avdullah Hotin dhe Presidentin serb Vuçiç.

Por mëngjesin e 25 qershorit edhe kryeministri Hoti ka lajmëruar kthimin në Prishtinë për shkak të situatës dhe mospjesëmarrjen në takim.

Ende nuk ka asnjë reagim nga ambasadori Grenell./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne