‘Kosova e pavarur’, Daçiç i kthehet anëtarit të presidencës së Bosnjës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i është kundërpërgjigjur anëtarit të zgjedhur të presidencës së Bosnjës, Zheljko Komshiç, pas deklaratës së këtij të fundit se Kosova është shtet i pavarur.

Teksa e ka cilësuar provokim për Serbinë, Daçiç tha se Komshiç ende nuk e ka marrë detyrën e tij.

Kryediplomati u shpreh se e konsideron Republikën Srpska shtet po aq të pavarur sa Kosova. Daçiç i vuri në dukje Komshiç faktin se ai mund ta konsiderojë personalisht Kosovën të pavarur, por ky nuk është qëndrimi i presidencës së Bosnjës.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne