Kotzias komenton lajmin e fondeve: Idiotësi dhe mungesë serioziteti

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias foli për herë të parë mbi lajmin se shuma të mëdha janë financuar për mediat në Maqedoni e Shqipëri.

Duke iu referuar asaj që thuhet në lidhje me fondet sekrete, Kotzias i quajti lajmet e publikuara si “idiotësi”  dhe “mungesë seriozitetit”: “Nëse është e vërtetë, gjithçka që thuhet është sikur t’u tregojmë të huajve se nuk jemi seriozë”– shtoi ai: “Ne bëmë një ligj të posaçëm për fondet sekrete të cilat kontrollohen dhe miratohen nga një këshill dhe shkojnë drejtpërdrejt në parlament”.

Kotzias nuk fshehu kënaqësinë që largimi i tij nga Ministria e Jashtme ndodhi në ditën kur parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese. Në ceremoninë e dorëzimit të stafetës kryeministri Cipras u ndal edhe ne lajmet për buxhetin sekret të Ministrisë së Jashtme, duke drejtuar gishtin nga a opozita dhe media të caktuara.

“Debati që është hapur ditët e fundit nga opozita dhe një pjesë e medias synon pikërisht të godasë transparencën me fondet e ministrisë së jashtme. E ftoj kryetarin e opozitës të vijë në zyrën time dhe ta informoj sesi shpenzojmë çdo euro të taksapaguesve grekë”-deklaroi Cipras.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne