KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-Prokurorit qe burgosi muslimanet, Eugen Beçi

Komisoni i Posaçëm i Apelit lënë në fuqi shkarkimin e ish-Prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beçi i keqnjohur si personi qe burgosi dhe perndoqi me dhjetra besimtare muslimanë.

Ish-prokurori u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 26 qershor të vitit 2019 pasi ai rezultoi se ai nuk kishte deklaruar refuzimin e vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky refuzim vize nga shteti te cilit ai i sherbeu per te persekutuar muslimanet shqiptare ka qene nje nga armet kryesore qe miqte e tij ne KPA perdoren per ta debuar nga sistemi.

Gjithashtu, prokurori i Krimeve të Rënda rezultoi se kishte probleme me një apartament si dhe me shlyerjen e një kredie të marrë për blerjen e tij.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dorëzuar dy raporte për Eugen Beçin pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 4 prill të 2019, DSIK ka depozituar pranë KPK një raport të dytë për Beçin, duke korrigjuar raportin e parë.

Në raportin e dytë, DSIK thotë se prokurori i Krimeve të Rënda ka bërë deklarim të pasaktë në plotësimin e deklaratës për kontrollin e figurës, pasi nuk ka deklaruar revokimin e vizës amerikane. Dhe ky fakt ka mjaftuar per ta debuar nga sistemi.

E.M./Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne