KPA shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela.

Mësohet se në seancën e sotme nuk ishte e pranishme Donika Prela dhe as avokati i saj.

Po kështu edhe në seancën e fundit që u zhvillua në KPA, më datën 18 shtator, Donika Prela nuk u paraqit për arsye shëndetësore dhe u përfaqësua avokati i saj.

KPA ka vendosur shkarkimin me arsyetimin se Prela nuk justifikon apartamentin në Durrës dhe një llogari bankare.

Prela e emëruar së fundmi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në Prokurorinë e Tiranës ka mbajtur për më shumë se një vit detyrën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila u shkri në fund të vitit 2019.

Në kohën kur ajo mori drejtimin e Krimeve të Rënda ishin nën hetim disa çështje të rëndësishme.

Në korrik të vitit 2019, Prela kandidoi për të qenë pjesë e SPAK, por KLP e s’kualifikoi atë nga kjo garë.

Në tetor të 2019, Prela kërkoi të transferohej në Prokurorinë e Apelit ose në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prela u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vettingut, në një nga vendimet më të debatueshme të KPK-së.

Por Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin nga detyra të ish-drejtuese së Krimeve të rënda, për problemet me pasurinë, aftësinë profesionale dhe pastërtinë e figurës ndërsa Prela deklaroi se dispononte fakte se burimi i krijimit të pasurisë ishte i ligjshëm/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne